Ministri Ismaili vizitoi mjekët Italian në QKUK

10:24 | 21 Mars 2019
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Uran smaili, së bashku me ambasadorin Italian, Piero Sardi, vizituan mjekët italianë që po operojnë fëmijët e sëmurë nga zemra në QKUK.

Duke falënderuar mjekët italianë për shërbimin e tyre në operimin e fëmijëve dhe trajnimin e mjekëve kosovarë për këto lloj operimesh, ministri Ismaili tha se kështu po vihen bazat edhe të kardiokirurgjisë pediatrike në Kosovë.

“Me ambasadorin italian, Piero Sardi, vizituam Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK, ku mjekët italianë po u kryejnë operime të ndërlikuara në zemër të rriturve dhe fëmijëve. Jashtëzakonisht falënderues ndaj Italisë për gatishmërinë për të zhvilluar trajnime të rëndësishme për ngritje profesionale të mjekëve tanë.Vënia e bazës për nisjen e operimeve në zemër për fëmijë edhe në Kosovë, është përkushtimi ynë i përbashkët. Me miq të tillë edhe reformat në shëndetësi janë më të lehta”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme