Opozita proteston sërish këtë të enjte. Ashtu siç është paralajmëruar, protesta pritet të nisë në orën 9:30 para Kuvendit, ku do të zhvillohet gjithashtu një seancë plenare 30 minuta më vonë, ku pritet të betohen edhe 3 deputetë të rinj që morën mandatet pas lënies së tyre nga ish-deputetë.
Policia është vënë në gatishmëri dhe ka siguruar qoftë ambientet përreth Kuvendit të Shqipërisë, nga të gjitha anët dhe hyrjet e mundshme për në të, e po ashtu ka marrë masa edhe për një “zhvendosje” të mundshme të protestuesve drejt Kryeministrisë, raporton top channel.
Kreu i Partisë Demokratike ka qenë mbrëmjen e së mërkurës në Bruksel dhe nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm apo jo në protestë, pasi ende nuk ka një orar zyrtar se kur do të rikthehet në kryeqytetin shqiptar nga takimet që zhvilloi me pasuesen e Merkelit dhe David McAllister. Ndërkohë, ai duhet të paraqitet sot edhe në Prokurorinë e Tiranës, i thirrur për çështjen e lobimit në SHBA.
Pritet të shihet gjithashtu nëse kryeministri Rama do të jetë i pranishëm në seancën plenare, por gjasat janë që të mungojë pasi ai prej ditësh ndodhet jashtë Shqipërisë. Në seancë pritet të bëjnë betimin tre deputetë të rinj nga LSI.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...