Mësoni sa kushton buka dhe prerja e flokëve në dy nga qytetet më të shtrenjta në botë

22:38 | 20 Mars 2019
Trina Galanxhi

Qytetet zvicerane janë shumë të shtrenjta, derisa tashmë janë cilësuar edhe ndër më të shtrenjtat në botë.

Sipas Anketës Botërore të Kostos së Jetesës 2019, Cyrihu ndodhet në vendin e katërt, derisa Gjeneva është e pesta.

Vendin e parë e ndajnë Singapori, Parisi dhe Hong Kong. “Në përgjithësi gjatë viteve të fundit ne kemi parë qytetet evropiane që kanë shpenzimet më të larta në disa kategori, për shembull për përkujdesjen familjare dhe personale, si dhe rekreacion dhe argëtim”, thuhet në raport, shkruan “Swissinfo.ch”.

“Kjo ndoshta pasqyron një pritje më të madhe se ato qytete ose njerëz në Zvicër në përgjithësi vendosin në shpenzimet diskrecionale (për sendet jo thelbësore)”, thuhet tutje në raport.

“Televizioni, një PC, një abonim për një gazetë apo revistë, çmimi i biletave të kinemasë, biletat e teatrit, restorantet”, janë marrë parasysh në këtë raport.

Qytetet më të lira në anketë ishin Karakas në Venezuelë dhe Damask në Siri, të cilat u gjetën të jenë 85% dhe 75% më lirë se Nju Jorku.

Një kg bukë në Seul kushton më së shtrenjti 15.59 dollarë, derisa në Cyrih është 4.78 $ dhe 6.06 $ në Gjenevë.

Një shishe birre kushton 3.33 dollarë në Nju Jork, 3.25 dollarë në Cyrih dhe 1.54 në Gjenevë.

Prerja e flokëve për gra kushton 210 dollarë në Nju Jork, 74 dollarë në Cyrih dhe 90 në Gjenevë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme