Google ADS

Partia e kryeministrit hungarez suspendohet nga Parlamenti Europian

21:57 | 20 Mars 2019
Trina Galanxhi

Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, është suspenduar nga Parlamenti Europian pas grindjes së vazhdueshme me Brukselin.

Fidesz do të pezullohet me efekt të menjëhershëm.

Në votimin e sotëm të anëtarëve të PPE-së, 190 votuan pro pezullimit dhe 3 kundër.

Pezullimi përfshin:
Asnjë pjesëmarrje në ndonjë takim të partisë
Nuk ka të drejta votimi
Nuk ka të drejtë të propozojë kandidatë për poste

Partia e Orban, Fidesz është pjesë e bllokut të Partisë Popullore Evropiane e qendrës së djathtë.

Për shumë parti të krahut të djathtë që janë anti-imigracionit, Orban është një hero.

Disa e quajnë atë Donald Trump të Europës, pasi ai e sheh BE-në “të kërcënuar” nga emigrantët myslimanë, të cilët në Hungari nuk lejohen.

Një numër anëtarësh i bllokut të Partisë Popullore Evropiane (PPE) kërkuan që Fidesz të suspendohet për shkak të fushatës anti-BE.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme