Taksa 100% ndaj produkteve me origjinë serbe dhe boshnjake kanë shtyrë edhe kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin që të jap mendimin e tij për këtë çështje.
Ai në intervistën e javës për Gazetën Blic për këtë çështje tha “zgate Zot”“Unë e kam vlerësuar ndërmarrjen e masave karshi Serbisë e me këtë rast edhe vendosjen e taksës. Pastaj është folur edhe për atë se jo Serbia me na njoftë jo mos me na njoftë edhe unë e kam pasur një shkrim ku kom tha zgate Zot, Serbia so ka na njeh, na po vazhdojmë me taksën edhe kështu që është duke u vazhduar me taksën”, tha ai.
Lladrovci komentoi edhe deklaratat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e taksës 100%, ku tha se për këtë ata duhet dëgjuar.“Por, nëse SHBA-të që janë aleatët tanë, ata që na kanë bërë që ne sot të jemi të lirë për një kohë shumë të shpejtë të luftës ne edhe duhet ti dëgjojmë por sigurisht që kushte duhet t’i vendosim edhe Serbisë”, tha ndër të tjera ai.“Mendoj që vendosja e taksës nuk ka qenë as me vendim të z. Haradinajt e as me vendim të z. Veseli e as të zv. kryeministrave por një propozim unik që e ka votua qeveria e Kosovës e që mendoj që ka qenë një vendim i mire. Nuk besoj që do të vi momenti që ne do t’i prishim raportet me SHBA-të për shkak të taksës që ne ia kemi vendosur Serbisë”, tha Lladrovci.
Se është pro taksës dhe pro vendosjes së kushteve ndaj Serbisë ai e argumentoi edhe me atë se si komunat janë duke pasur probleme me dokumentet e marra nga shteti i Serbisë.“Ne si komuna kemi edhe shumë probleme me dokumentet që i kanë marrë nga komuna Serbia dhe nuk i kthen. Ne kemi shumë probleme të mëdha me punën e tokave, pronave, kadastrës, gjeodezisë që ju mungojnë këto dokumente dhe sot zyrtarë të ndryshëm ose gjykata të ndryshme e kanë shfrytëzuar këtë zbrastësirë dhe prona të shumta të komunës sidomos janë dhënë ose janë bartur tek njerëz privat e që unë po i kthej dita ditës nga njerëz të papërgjegjshëm”, tha Lladrovci.
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...