Gjykata Kushtetuese përkohësisht hoqi moratoriumin për ndërtim në qendër të komunës

19:35 | 20 Mars 2019
Arbresh.info

Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e sotme mori vendim për heqjen e përkohshme të moratoriumit të 31 planeve urbanistike shtetërore në komunën Qendër. Bëhet fjalë për thuajse gjithë territorin e komunës.

Me shumicë votash, gjyqtarët pranuan nismën ta shqyrtojnë ligjshmërinë e vendimit për moratorium që e solli komuna e Qendrës në dhjetor. Ata kanë marrë vendim të përkohshëm ku hiqet moratoriumi derisa të merret vendimi përfundimtar nëse ky vendim është kushtetues ose ajo, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kur do të merret vendimi përfundimtar ende nuk dihet, por praktika tregon se për këtë do të duhen një muaj deri dy muaj e gjysmë.

Përndryshe, vendimin për moratorium për këto 31 plane urbanistike shtetëror këshilli komunal e solli më 27 dhjetor të vitit 2017, ndërsa në dhjetor të 2018-tës me vendim të rri vazhdoi deri në fund të këtij viti.

 

Të ngjashme