Bashkimi Evropian do të pajtohet për shtyrje të datës së largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, vetëm nëse Parlamenti britanik do të miratojë marrëveshjen aktuale për Brexit javën e ardhshme, i është thënë kryeministres britanike, Theresa May.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se është e mundshme një shtyrje e shkurtër e kërkuar nga kryeministrja May.
Kryeministrja britanike i ka nisur një letër presidentit Tusk duke i kërkuar shtyrje të Brexitit deri më 30 qershor, duke thënë se asaj i duhet më shumë kohë që plani i saj të miratohet në Parlamentin britanik.
Data fillestare për nisje të procesit të Brexitit ishte caktuar më 29 mars të këtij viti.
Tusk ka thënë se beson që të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, do të pajtohen për shtyrje nëse Parlamenti britanik voton në të mirë të marrëveshjes së kryeministres May.
Ai u ka thënë gazetarëve në Bruksel, se data e shtyrjes së këtij procesi është është e hapur për diskutim.
Ndërkohë, një debat urgjent pritet të mbahet tani në Britani, meqë pjesëtarët e Partisë Laburiste janë duke kërkuar më shumë detaje rreth planeve të kryeministres për largim.
Aktualisht duket se në Britani nuk ka ide të qartë për lidhjen që do të ketë ky shtet në të ardhmen me BE-në.
Çështja kryesore e diskutimit mbetet kufiri me Irlandën dhe ndikimi që ai mund të ketë në rrafshin ekonomik pas 29 marsit.
Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016./rel
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...