Shkodra: Denimi i Karaxhiçit një lehtësim i vogël për familjarët e viktimave të pafajshme

18:52 | 20 Mars 2019
L G

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra ka reaguar pas dënimit me burg të përjetshëm të Radovan Karaxhiç.

Dënimi i Karaxhiçit sipas tij është një pikë uji në oqeanin e padrejtësisë ndaj popujve të cilët kanë qenë të rrezikuara nga shfarrosja për shkak të politikës serbosllave.

“Dënimi i sotëm është një lehtësim sado i vogël për familjarët e viktimave të pafajshme të vrara nga urdhri i këtij krimineli famëkeq i cili ka zbatuar një doktrinë të hartuar nga akademikë serb në shekullin që kem lënë pas”, ka shkruar në Facebook zëvendësministri Shkodra.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

Gjykata e OKB-së në Hagë e gjeti liderin politik serb të Bosnjës të kohës së luftës Radovan Karaxhiç fajtor për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Dënimi me burgim të përjetshëm i kriminelit famëkeq Radovan Karaxhiq është një pikë uji në oqeanin e padrejtësive ndaj popujve të cilët kanë qenë të rrezikuara nga shfarosja për shkak të politikës serbosllave në hapësirat e ish-Jugosllavisë më dënimin e sotëm konfirmohet edhe njëherë gjenocidi i shtetit serb.

Dënimi i sotëm është një lehtësim sado i vogël për familjarët e viktimave të pafajshme të vrara nga urdhri i këtij krimineli famëkeq i cili ka zbatuar një doktrinë të hartuar nga akademikë serb në shekullin që kem lënë pas./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme