Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se në takimin e Nivelit të lartë të Sundimit të rendit dhe ligjit, të drejtuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zyrtarë të kësaj ambasade kanë marrë garanci se Kosova ka ligjet dhe burimet që i duhen për të luftuar korrupsionin dhe zbatimin e drejtësisë në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, pa trajtim apo lidhje të veçantë për dikë.
“Problemi nuk ka të bëjë me ligjin, problem është politika. Amerikanët flasin për shkak të përkushtimit tonë për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë kjo ambasadë në një postim në Facebook.
Në të njëjtin ambasada ka publikuar edhe disa fotografi në të cilat shihen zyrtarë dhe udhëheqës të Kosovës.
“Kush po mungon në këto fotografi?”, ka pyetur ambasada, duke shtuar se “Kosova ka sukes kur gratë udhëheqin”.
Ndërkohë, në një komunikatë të Qeverisë së Kosovës është thënë se në këtë takim, është kërkuar përkushtim më i madh nga bartësit e institucioneve të drejtësisë dhe një dinamikë e shtuar, në mënyrë që të shënohen rezultate pozitive në zgjidhjen e lëndëve të grumbulluara dhe të shënjestruara, si dhe në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit.
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...