Google ADS

Hoxhaj për dënimin e Karaxhiqit: Moment i rëndësishëm për viktimat e krimeve të orkestruara nga Beogradi

17:34 | 20 Mars 2019
Arbresh.info

Gjykata e Apelit e Kombeve të Bashkuara ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiqin, për krimet e kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Karaxhiq kishte apeluar kundër dënimit të tij prej 40 vjet burgim, të cilin e mori në vitin 2016 për krime lufte dhe gjenocid.

73 vjeçari, u dënua për masakrën e Srebrenicës në korrik të 1995’ës ku u vranë më shumë se tetë mijë burra dhe djem muslimanë nga forcat serbe boshnjake.

Për këtëka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, me anë të një një postimi në Twitter.

“Radovan Karaxhiq pati rol kyç në gjenocidin e Serbisë kundër civilëve në Bosnjë e Hercegovinë, për çka u dënua sot me burgim të përjetshëm. Ky është moment shumë i rëndësishëm për të gjitha viktimat që sistematikisht kanë vuajtur nga krimet e orkestruara në Beograd”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme