Ekzekutohet një 35-vjeçar në Shkodër

17:33 | 20 Mars 2019
L G

Një 35-vjeçar është ekzekutuar më armë zjarri në Shkodër. Ngjarja u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure (20 mars) në fshatin Grudë, tek vendi i njohur si Fusha e Aviacionit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi Ferdinand Polia i cili fillimishit u paraqit i plagosur në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

“Sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte me një automjet”, sqaron policia.

Gazetari i RTV ORA në Shkodër, Bepin Kolvataj raporton se Polia është pronari i një bujtine në zonën e Thethit. Po ashtu ai ka qenë edhe administrator i zonave të mbrojtura.

Ndërkohë nuk ka ende asnjë informacion për autorin. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme