Prijësi i madh i protestave dhe aksioneve të Lëvizjes Vetëvendosje, aktivisti Valdrin Ahmeti, ka dhënë sqarim në Departamentin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, për keqpërdorimin e tenderit të qumështit.
Ahemti u shpreh se 530 mijë eurot e shpenzuara të qytetarëve të Prishtinës po dalin në shesh.
“Pavarësisht deklarimeve boshe e spektaklit medial të kryetarit të Komunës së Prishtinës, e vërteta për 530 mijë eurot më shumë të shpenzuara të qytetarëve të Prishtinës po del sheshit gjithnjë e më shumë, dhe do të jetë gjithnjë e më e dhimbshme për ata që krejt çka dijnë të bëjnë është spektakli”, ka shkruar Ahmeti.
Ky është postimi i plotë i tij:-
“Sot, pas më shumë se 70 ditësh, u intervistova nga ana e Departamentit të Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, për kallëzimin penal për keqpërdorimet në tenderin për furnizim me qumështë të nxënësve të klasëve I-V të shkollave fillore në Prishtinë.
Pavarësisht deklarimeve boshe e spektaklit medial të kryetarit të Komunës së Prishtinës, e vërteta për 530 mijë eurot më shumë të shpenzuara të qytetarëve të Prishtinës po del sheshit gjithnjë e më shumë, dhe do të jetë gjithnjë e më e dhimbshme për ata që krejt çka dijnë të bëjnë është spektakli.
Ashtu siç u dëshmua për PDK-në që vjedhin në tenderë të varrezave të dëshmorëve, do të dëshmohet edhe për krijesën e saj se kanë vjedhur në qumështin e fëmijëve nëpër shkolla.”
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99