Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë kërkesën e Theresa May për një zgjatje të Brexitit, vetëm disa minuta pasi ajo e kishte njoftuar atë para Parlamentit britanik.
Kryeministrja i ka shkruar BE-së për të kërkuar zgjatje tremujore të Brexitit për të blerë kohë në arritjen e një marrëveshjeje të refuzuar dy herë nga parlamenti, transmeton portali arbresh.info.
Por brenda disa minutave të njoftimit të saj bëhet e ditur se Komisioni Evropian ka thënë se ose duhet të jetë disa javë, për të shmangur përplasjen me zgjedhjet evropiane në maj, ose të zgjatet deri në fund të vitit.
Nëse Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë në BE deri në fund të vitit atëherë do të duhet të mbajnë zgjedhje për Parlamentin Evropian.
Zonja May u tha deputetëve se Britania mbetet e angazhuar të largohet nga Bashkimi Evropian “në mënyrë të rregullt”.
Ajo tha se i kishte shkruar Presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk që të kërkonte një vonesë deri më 30 qershor.
Funta pësoi rënie të ndjeshme pas kërkesës së May për shtyrje./Arbresh.info/
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...