Fushë Arrëz, nesër shembet me tritol Oxhaku 40 metra i lartë

15:33 | 20 Mars 2019
Arbresh.info

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë nesër me shpërthim të kontrolluar një objekt (oxhak) në Fushë-Arrëz.

Objekti, rreth 40 metra i lartë, ndërtuar me tullë, pjesë përbërëse e objektit industrial ndërtuar para viteve ‘90, për shkak të amortizimit paraqet rrezikshmëri.

IKMT informon se operacioni do të kryhet pas kërkesës për mbështetje nga Bashkia e Fushë- Arrëzit.

Për realizimin e shpërthimit ka hapur në trupin e objektit 100 furnela (vrima) dhe do të përdorë rreth 7 kilogramë eksploziv.

Operacioni do të kryhet nesër rreth orës 12.00./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme