Google ADS

Veseli i quan ‘grykës’ ata që po punësojnë familjarët në institucione publike

15:00 | 20 Mars 2019
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, kanë zgjedhur që sot të vizitojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit,raporton Arbresh.info

Pas takimit që Drejtori i kësaj Agjencie, Shaip Havolli, pati më Kryetarin Veseli dhe Ministrin Tahiri, falënderoj Kryetarin e Ministrin për përkushtimin për të luftuar korrupsionin.

“Kuvendi i Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë ka ndihmua mjaft shumë Agjencinë tonë. Më Kryetarin dhe Ministrin diskutuam sfidat dhe rreth ligjit për deklarim të pasurisë, ligji për konflikt të interesit dhe luftës kundër korrupsionit”, është shprehur Havolli.

E Ministri Abelard Tahiri, zgjodhi që në këtë takim të tregoj se deri ku kanë shkuar punët për plotësimin e ligjeve që ndihmojnë për luftimin e korrupsionit.

“Tashmë jemi në rishqyrtim të dy ligjeve për mandat të agjencisë dhe për deklarim të pasurisë. Ky ndryshim e plotëson ligji për konflikt të interesit. Deri tash nuk e kemi ditë nëse ka konflikt të interesit për pozita të dyfishta y ligj do të ndihmoj rreth kësaj çështje. E kemi një bashkëpunim të mirë. Një prej të arriturave është ligji për sinjalizues. Ne do të bëjmë një kampanje për këtë ligj. Jemi në muajin e deklarimit të pasurisë dhe ky muaj duhet të shërbej” tha Tahiri

Më i ashpër në deklarimin e tij u shpreh Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se nuk mundet që një person i cili është grykës të punësoj 5 persona. Ai tha se të gjithë personat që keqpërdorin pozitat e tyre do të kenë pasoja.

“Përgjoj për punën e bërë. Dëshiroj për es drejtorit t’ju falënderoj por edhe të ju inkurajoj për punën profesionale. Ky institucion do të ketë përkrahjen tonë gjithmonë pasi janë apolitik dhe njerëz që e mbrojnë ligjin. Gjithë qytetarët do t’i siguroj se ndalja e korrupsionit ka filluar të bëhet shqetësues dhe këtë nuk do të lejojmë që për një shtet që kemi sakrifikuar të arrijmë ta hupim besim. Do të ndalim korrupsionin dhe nepotizmin do të ketë veprime të pamëshirshme. Në Kosovë i fortë është vetëm aj që e respekton ligjin. Askush nuk është engjëll, por prirjet e sëmura që nuk po ndalen duke e dëmtuar besimin në shtet nuk do t’i tolerojmë. Mirë është me u ndal ata ose do t’i ndalim ne. Do të ketë edhe disa hapa që do të bëjmë politika e ligje. Do të jetë iniciativa ligjore qe do t’i sanksionoj korrupsionin dhe nepotizmin. Nuk mundet që një njeri grykës të punësojë 5 veta” tha Veseli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme