Google ADS

Arrestohen tre persona të kërkuar

13:38 | 20 Mars 2019
Arbresh.info

Me synim, identifikimin e vendndodhjes si dhe kapjen e të dyshuarve për veprimtari kriminale të kërkuar nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas Policisë së Kosovës, strukturat e menaxhimeve operacionale dhe atyre hetimore,  gjatë gjithë pjesës së parë të vitit 2019, kanë organizuar aktivitete e tyre me fokus të veçantë arrestimin e të dyshuarve të kërkuar me Urdhëresa të Gjykatës.

Policia thotë se tri arrestime të tilla u kryen sot  rreth orës 06:00,  në fshatrat Dobrarin, Dumnicë dhe Llaushë të Podujevës, me ç’ rast policia ka arrestuar tre persona të dyshuar:

B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për dy vepra penale  Ngacmim dhe Lëndim trupor;

J, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale Dhënie Ryshfeti;

I, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale Lëndim trupor.

Që nga janari i vitit 2019 deri sot policia Rajonale e Prishtinës ka realizuar  1720  urdhëresa të lëshuara nga Gjykata,  janë arrestuar personat e dyshuar dhe janë proceduar më tej  nga ana e Policisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme