Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim njohës shefin e ri të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik.
Sipas një njoftimi, gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Kostilnik, për të arriturat e shtetit të Kosovës, për përkushtimin e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, procesin e integrimeve euroatlantike, bashkëpunimin rajonal dhe tema tjera me rëndësi për vendin.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve diplomatike, në të njëjtën kohë ka kërkuar ndihmën e shtetit të Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rrugën drejt bashkimit me familjen evropiane.
Kryeministri Haradinaj tha se është i rëndësishëm bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, veçmas në atë ekonomik, në të njëjtën kohë ka ftuar bizneset nga Sllovakia të investojnë në Kosovë.
Ndërsa, po sipas njoftimit, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke thënë se Sllovakia do të jetë konstruktive në raport me Kosovën, dhe do të vazhdojë bashkëpunimin bilateral edhe në të ardhmen.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...