Partia e Serbëve në Kosovë që kryesohet nga Aleksandër Jabllanoviq, e ka dënuar ashpër sulmin e sotëm ndaj Slobodan Petroviqit, shkruan Arbresh.info
Në një deklaratë zyrtare ata kanë kërkuar nga autoritetet Kosovare që të reagojnë në këtë rast dhe të fillojnë me zbatim të ligjit ndaj krimineleve nga Lista Serbe.
“Partia Serbe e Kosovës dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj presidentit të SLS, Slobodan Petroviq, në Prishtinë dhe u kërkon autoriteteve kompetente në Kosovë që më në fund të reagojnë dhe të fillojnë zbatimin e ligjit ndaj kriminelëve nga Lista Serbe të cilët për disa kohë janë kërcënuar dhe sulmuar fizikisht nga serbët e ‘të pavërtetave politike’’ deklaruan ata
Sipas tyre kjo nuk është hera parë që po ndodhë, ata kanë deklaruar se në dy vitet e fundit është shtuar numri i rasteve të tilla nga dhuna e Listës Serbe
“Ky nuk është rasti i parë kur anëtarët e Listës Serbe po përdorin metoda mafioze dhe në dy vitet e fundit një numër më i madh i përfaqësuesve politikë janë goditur nga dhuna fizike nga Lista Serbe, e cila përfundimisht duhet të përfundojë me arrestimin dhe dënimin e kryerësve të këtyre banditëve.” Deklaruan ata
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...