Google ADS

Shkencëtari pretendon se Lionel Messi mund të klonohet

11:52 | 20 Mars 2019
Arbresh Info

Bazuar në specialistin gjenetik Arcadi Navarro, i cili është drejtor te Arkivi i Gjenomeve Europiane, superylli i Barcelonës Lionel Messi mund të klonohet me ndihmën e teknikave moderne.

Këtë sezon, argjentinasi është në formën e tij më të mirë në karrierë dhe ka pranuar madje edhe duartrokitje në stadiumin Benito Villamarin të dielën falë një performance fenomenale, transmeton portali arbresh.info.

Në një intervistë me Que t’hi Jurgues, Navarro thekson planin e tij për të pasur edhe më shumë magji nga Messi.

“Ne mund të kemi një lojtar shumë të ngjashëm me Messin. Ne do të ishim në gjendje për të klonuar atë me teknikat aktuale dhe të marrin diçka që do të ishte sikur një binjak”, ka thënë ai.

“Do të dukej sikur dy binjak të kishin lindur dhe njëri prej tyre do të ishte mbajtur i ngrirë në makinën e kohës”

“Pas 20 apo 30 viteve më vonë ne do të kishim rikthyer atë në kohën e tij korrekte. Nëse gjithçka do të shkonte mirë, do të ishte i njëjti”

Megjithatë, ai është gjithashtu në dijeni se klonimi i kapitenit të Barcelonës nuk do t’i garantonte atij zbulimin e një superylli botëror, transmeton portali arbresh.info.

“Gjenetika na jep neve një mundësi. Ky person mund të ketë potencial të ngjashëm si Messi, por në fund cilësitë e Messit në futboll kanë dy komponente”, vazhdoi ai.

“Njëri është shumë i qartë dhe është gjenetik dhe tjetër është edukativ, rrethanor dhe ambiental”

“Messi është Messi dhe nuk është ai që është vetëm për shkak të gjeneve. Ai është një produkt i mjedisit të tij, i rritjes në La Masia, i trajtimit hormonal që ka pranuar”

“Ajo që bënë gjenetika është për të dhënë potencial, ashtu siç ishte rasti me Messin por në rast se përmbushet apo jo varet nga rrethanat dhe ajo çfarë ndodhë përreth nesh”, përfundoi Arcadi Navarro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme