SHBA do t’i dorëzojë së shpejti Turqisë edhe dy avionë F-35

10:32 | 20 Mars 2019
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), do t’i dorëzojnë Turqisë edhe dy avionë luftarakë F-35, deklaroi për Anadolu Agency (AA), zëdhënësi i programit F-35, Joe DellaVedova.

Siç tha DellaVedova, programi i shitjes së avionëve Turqisë, përfshinë në vete trajnimin e vazhdueshëm të personelit turk i cili do të manipulojë me avionët F-35 dhe se i njëjti aktualisht po kryhet në bazën ajrore “Luke Air Force”.

“Turqia aktualisht ka në posedim dy avionë F-35A që ndodhen në bazën ajrore Luke, ndërsa dy avionë tjerë janë në fazën e fundit përgatitore para dorëzimit”, tha DellaVedova.

“Dy avionët e parë pritet të zbarkojnë në tokën turke në nëntor të këtij viti”, shtoi ai.

Megjithatë, burime që janë në rrjedhë me këtë çështje thonë se dorëzimi i çiftit të parë të avionëve pritet të ndodhë brenda disa javësh.

DellaVedova dhe burimet shmangnin të japin një datë të caktuar nga shkaku i përgatitjeve përfundimtare si dhe çështjeve teknike ku përfshihen edhe kushtet e motit.

Në përputhje me kushtet e blerjes, SHBA-të duhet të dërgojnë avionët një deri dy vjet pasi trajnimet e pilotëve të përfundojnë nën kujdestarinë e SHBA-ve.

Turqia bëri pranimin ceremonial të dy avionëve luftarakë F-35 në qershor, të cilët më pas u dërguan në bazën ajrore Luke në Arizona, ku përdoren për të trajnuar pilotët dhe ekipet teknike turke për të manipuluar me avionët në fjalë.

Ankaraja po planifikon të blejë 100 avionë luftarakë F-35.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme