Është lansuar sot në Prishtinë programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Kosovë në bashkëpunim me BE-në dhe me BERZH-in.
Sot u tha se Programi nga BERZH-i bashkë me ekspertizën teknike dhe stimulimet financiare ofrojnë rreth 5 milionë euro grante nga instrumenti i paraantarësimit të BE-së, dhe se ata që e marrin këtë program do të mund të investojnë në përmisimin në linjat e prodhimit, cilësinë e produktit, mbrojtjen e mjedisit dhe kushtet e sigurisë në punë. Dhe gjithashtu ato kompani do të jenë të kualifikuara për të marr 15% grante që ofrohen nga BE-ja
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se një program të tillë MTI e ka kërkuar vazhdimisht.
Sipas Shalës qëllim primar është që për ta përfituar tregun vendor dhe zëvendësimin e produkteve të importuara nga vendet tjera dhe shërbimet vendore t’i përgatisin për tregjet regjionale dhe nërkombëtare.
“MIT ka një bashkëpunim të shkëlqyer më zyrën e BE-së në Kosovë, ku kemi raporte të shkëlqyera. Ku me këtë zyre ne jemi duke inplementuar disa projekte të rëndësishme për përmisimin e klimës e të bërit biznes dhe progresin e Kosovës në zbatimin e obligimeve që dalin nga MSA dhe agjenda Evropiane për reforma. Në anën tjetër MTI ka bashkëpunim të ngushtë edhe me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ky bashkëpunim i yni përfshin disa fusha të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Ky projekt i sotshëm është projekt për të cilin MTI e ka kërkuar vazhdimisht.
MTI konsideron se ndihma që mund të ju jepet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në formë të grandëve është ndihma më e mirë dhe më transparente që shteti mund ta ndihmoj prodhuesin kosovarë. Në këtë mënyrë ne e ndihmojmë drejtpërdrejte prodhuesin me avancimin e produktit dhe shërbimit që aj i ofron. E kjo si qëllim primar për ta përfituar tregun vendor dhe zëvendësimin e produkteve të importuara nga vendet tjera. E së dyti t’i përgatisin ato produkte dhe shërbime për tregjet regjionale dhe ndërkombëtare” tha Shala
E prezent në këtë tryezë ishte edhe Shefi i bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, Luigi Brusa.
Ai tha se i kemi ndihmuar shumë Kosovës sa i përket konkurrueshmërisë, dhe se në bashkëpunim me BERZH-in janë duke i ofruar resurse financiare Kosovës.
“Tregu Evropian i cili është gjithandej, kjo është e ardhmja juaj, në ekonominë e sotme duhet të vrapojmë jo të ecim. Dhe sistemi bankarë është ajo zemra e ekonomisë. Me këtë projekt bashkë me BERZH jemi duke ofruar resurse financiare, që ju te keni qasje të lehtë në këto resurse. Ne i kemi ndihmuar Kosovën që të jetë konkurruese, po e mbështetim sundimin e ligjit dhe po i respektojmë të gjitha rregullat. Me këtë projekt po ofrojmë edhe mjete këshillimore për me i përmbush këto rregulla. Juve ju nevojitet një kornizë stabile e qëndrueshme ligjor, duhet të keni një treg fleksibil të punës, dhe ne si komision evropian po mbështesim arsimin, po e reformojmë arsimin, po i përgatitim të rinjtë që përfundojnë arsimimin. Çka na duhet është të ju japim të ardhme të rinjve. Ne po i përcaktojmë rregullat dhe ju duhet të luani sipas atyre rregullave”
Ndërsa Shefin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH),Nail Taylor, tregoi se në vitin e kaluar ¾ e investimeve të tyre kanë qenë të fokusuara vetëm në Sektorin Privat
“Unë shoh se ka shumë potencial në sektorin Privat. Sot paraqesim që 5-6 % të suksesit dhe dua që këto shifra të ndryshojnë. Ne jemi duke investuar paratë tona aty ku duhet. Vitin e kaluar ¾ e investimeve tona kanë qenë në sektorin privat dhe ambicia ime dhe e BERZH-it është që kjo shumë të rritet në vitet e ardhshme me ndihmën e partnereve tanë veçanërisht me ndihmën e BE-së. Ne kemi zhvilluar një program për mbështetjen e konkurueshmërisë që t’u ndihmojmë kompanive që të shkojnë drejt plotësimit të kushteve drejt standard BE-së dhe të bëjmë promovimin e investimeve në ekonominë e gjelbër” tha Taylor/Arbresh.info
UEFA njofton për datën se kur do të hedhet shorti për play-o...
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...