Paris Saint Germaini thuhet të jetë i përgatitur për të paguar 80 milionë euro për të nënshkruar me mesfushorin Toni Kroos nga Real Madridi gjatë verës.
Pas eliminimit të tyre tronditës në Ligë të Kampionëve nga Manchester United në fazën e 1/8-ës, kampioni francez duket se është duke kërkuar të bëjë përforcime në skuadrën e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Derisa Adrien Rabiot pritet të largohet, mesfushori gjerman Kroos është shfaqur si një shënjestër e mundshëm për transferim.
Bazuar në një raport nga OK Diario dhe Sport, PSG është i gatshëm për të paguar 80 milionë euro për të dhe ofron gjithashtu 50 për qind rritje të pagës së tij nga marrëveshja e tij aktuale në Real.
Sidoqoftë, me rikthimin e Zinedine Zidanes si trajner në Real Madrid, planet e tyre mund të shkatërrohen për shkak se francezi e sheh Kroosin si një pjesë të rëndësishme të skuadrës./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën