Google ADS

Ambasada e Francës feston ditën ndërkombëtare të frankofonisë

07:48 | 20 Mars 2019
Arbresh.info

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, dhe në kuadër të javëve të Frankofonisë në Kosovë sot në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, Ambasada e Francës feston ditën ndërkombëtare të frankofonisë. 

Me këtë rast, ngjarje të ndryshme janë organizuar në Prishtinë, nga OJQ Play International bashkëpunim me mbështetëjen e Ambasadës së Francës dhe Aleancën Franceze të Prishtinës.

Play International është organizatë franceze e cila nga viti 2002 ka punuar në Kosovë për të lehtësuar pajtimin ndëretnik dhe përfshirjen sociale nëpërmjet aktiviteteve sportive të rinisë.  Këtë pasdite, ju jeni të ftuar të zbuloni aktivitetet e OJQ-së në Sheshin Zahir Pajaziti.

Aktivitetet do të zhvillohen në bashkëpunim me nxënësit e Shkollës Fillore Elena Gjika në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme