Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) lansojnë sot Programin për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme në Kosovë.
Programi financohet nga Bashkimi Evropian (BE) IPA dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Programi ofron një kombinim të kredive, granteve stimuluese dhe asistencës teknike falas për të rritur ekspertizën e NVM-ve.
Po sot Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), do të organizojë konferencë informuese për lansimin e “Programi për Grantet e Përputhshme (PGP)”, që është i financuar nga Banka Botërore.
Qëllimi i këtij Programi është bashkëfinancim me NMVM-të dhe shoqatat e biznesit për fushat e standardizimit/certifikimit të produkteve si dhe shërbimet e zhvillimit të biznesit dhe trajnimi.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...