Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa këto ditë ka shpeshtuar mbledhjet me kryesinë e partisë dhe kryetarët e degëve.
Mbledhjen e radhës me kryetarët e degëve të LDK-së, Mustafa do ta mbaj nesër nga ora 14:00.
Pas mbledhjes së Kryesisë, Mustafa do të mbaj një konferencë për media nga ora 16:00, në të cilën do të jap detaje se çka u diskutua.
Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur zgjedhjet brenda partisë këtyre ditëve.
Lutfi Haziri është deklaruar për kandidimin e tij, ndërsa kundërshtare mund ta ketë Vjosa Osmanin me të cilën ka raporte të acaruara. Përmenden edhe Abdullah Hoti, e Kujtim Shala. Ky i fundit për Gazetën Express tregon prerazi se nuk do të jetë pjesë e garës.
Kandidatët, sipas statutit të LDK’së, do të zgjidhen me vota të delegatëve, ndërsa numri i këtyre të fundit varet prej votave që kjo parti ka marrë në zgjedhjet nacionale.
Për çdo 532 vota që një degë ka marrë nga zgjedhjet lokale, ajo do të çojë 1 delegat në Kuvendin Zgjedhor të LDK’së ku zgjedhet kryetari i partisë.
Në zgjedhjet lokale në Prishtinë LDK ka marrë 41.897 vota, që i bie se do të ketë 80 delegat
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...