Mediat franceze pretendojnë se FIFA zyrtarisht është marrë me ankesën e skuadrës nga Liga 1, FC Nantes, kundër Cardiff Cityt në lidhje me mos pagesën për sulmuesin tashmë të vdekur Emiliano Salan.
Avokatët që kanë punuar për FC Nantes, Jerome Marsaudon dhe Louis-Marie Absil, kanë konfirmuar se FIFA është marrë me kërkesën e shtruar nga ‘Les Canaris’ më 26 shkurt për të ndjekur skuadrën nga Premierë Liga në lidhje me mos pagesën për sulmuesin argjentinas, transmeton portali arbresh.info.
“Nga letra më 15 mars, FIFA ka konfirmuar se ata kanë regjistruar ankesë nga FC Nantes dhe kanë bërë të qartë te Cardiff City se kanë afat deri më 3 prill për tu përgjigjur”
Të kontaktuar nga gazeta franceze L’Equipe, FIFA ka konfirmuar këtë informatë.
Mosmarrëveshja ligjore ka të bëjë me pagesën e parë të tarifës borxh nga Nantes me vlerë prej 6 milionë euro pas transferimit të Emiliano Salas që ishte kërkuar të paguhet në fillim të muajit sipas marrëveshjes mes Nantes dhe Cardiffit./arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut