O’Connell: Investimi i Britanisë po kthehet, kapiten Hoxha do të trajnoj oficerët e rinj britanikë

22:19 | 19 Mars 2019
Arbresh.info

Ambasadori Britanik, Ruari O’Connell sot është takuar me kapitenin Ismail Hoxha, oficerin e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili është përzgjedhur instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe.

O’Conell tha se Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka ndihmuar në trajnimin dhe zhvillimin e njerëzve nga Kosova dhe tani Hoxha do të trajnoj oficerët e rinj britanikë.

“Për mbi 20 vjet, Mbretëria e Bashkuar ka ndihmuar në trajnimin dhe zhvillimin e njerëzve  nga shoqëria kosovare. Ky investim po kthehet tani me kapiten Hoxha i cili do të trajnoj oficerët e rinj britanikë. Marrëdhënia jonë po bëhet një partneritet i vërtetë”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Kapiten Hoxha kishte ndjekur më parë Sandhurstin si një kadet zyrtar dhe më pas kishte qenë përgjegjës për trajnimin e komandantëve të togorëve të këmbësorisë në Shkollën e Betejës së Këmbësorisë në Uells.

Kapiten Ismail Hoxha në këtë akademi do të jetë i angazhuar për dy vite rresht, për të vazhduar  më pas kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve trajnuese në FSK sipas mandatit  të ri./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme