Google ADS

Qëndron Karstrati: PSD u tregua e guximshme me përfshirjen në dialog, LDK dhe VV po mendojnë elektoralisht

22:11 | 19 Mars 2019
Arbresh.info

Qëndron Kastrati, Kryetar i Kamenicës dhe nënkryetar i PSD-së, ka deklaruar se partia prej nga vjen po shfaqë një opozitarizëm më ndryshe, është më konstruktive.

Sipas tij pjesëmarrja në procesin e dialogut me Serbinë është mjaft e rëndësishme, me ç’rast është formuar delegacioni shtetëror dhe platforma për dialogun.

“Pjesë e rëndësishme është faktori ndërkombëtare, veçanërisht Amerika dhe BE-ja. Kemi ardhur në një moment ku faktori ndërkombëtarë ka interesim të zgjidhë çështjet në Ballkan. Ne këto rrethana – nëse presidenti i SHBA-ve brenda një kohe shumë të shkurtër dërgon dy letra dhe precizon shumë qartë çka pret prej këtyre bisedimeve – është shumë e qartë që janë të interesuar të arrihet një marrëveshje. Nuk është pak sot Kosova me u bë pjesë e OKB-së dhe me u hapë rruga për BE. Konsideruam se është e rëndësishme përfshirja në një proces të tille”.

“Shumë e rëndësishme është edhe të bëhemi bashkë të gjithë. Mendoj se përparësia jonë, në veçanti me subjektet tjera, është guximi me u përfshi në këtë proces. Në kuadër të kësaj kemi menduar ta ndryshojmë logjikën si ka ndodh dialogu deri tash. Së pari ta kemi një komision shtetëror edhe ta rregullojmë me ligj këtë çështje si dhe është e rëndësishme platforma shtetërore. Jemi mundu me i përfshi në platformë të gjitha çështjet që janë ngritë nga të gjitha palët”.

Kastrati në një interviste në Zona B gjithashtu komentoi edhe qëndrimet e dy partive tjera opozitare, LDK-së dhe VV-së.

“Duhet të kemi kujdes të mos kemi një marrëveshje që mund të shndërrohet në një konflikt të ngrirë. Në këto momente dhe rrethana nuk duhet me e pa faktorizimin partiak. Edhe LDK-ja edhe VV-ja do të ishin vlerë e shtuar po t’i bashkoheshin këtij procesi”.

“Dy subjektet opozitare janë duke u frikësuar lidhur me atë se çka do të ndodhte pas një marrëveshje potenciale dhe si do të ndikonte kjo në zgjedhje. Të dy subjektet opozitare njëherë kërkojnë zgjedhje pastaj të përfshihen në dialog. Për mua gjithçka është elektorale përderisa nuk janë duke u përfshi në këtë moment”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme