Kompania për Furnizim dhe Distribuim të Energjisë Elektrike, KEDS, jashtëligjshëm i ka gjobitur dhe i ka paditur në gjykatë 3.532 qytetarë.
Gjatë vitit 2017, ata pretendojnë se 2.296 qytetarë kanë ndërhyrë në njësor elektrikë me qëllim të vjedhjes së energjisë, raporton KTV.
Ndërsa, në vitin 2018, në 1.236 njehsorë pretendojnë se është ndërhyrë me po të njëjtin qëllim.
KEDS-i, për t’i gjobitur qytetarët, për të cilët pretendon se e kanë vjedhur energjinë elektrike, ka bërë marrjen e njehsorëve elektrikë dhe verifikimin e tyre pa praninë e ekspertit të Agjencisë së Metrologjisë, që është institucion brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Në KEDS, kanë thënë se njehsorët janë pronë e tyre dhe për këtë kanë të drejtë ta marrin çdo aparat për ta çuar në ekzaminim.
Madje, pranojnë se verifikimet e njehsorëve janë bërë në Qendrën e tyre të Kalibrimit.
Por, Ligji për Metrologjinë përcakton se për ta verifikuar njehsorin, duhet bërë kërkesë në Agjencinë e Metrologjisë, me të cilët duhet kryer konstatimi.
Në Ligjin e vitit 2010, kjo përcaktohej në nenin 17.
Ndërsa, me ndryshimin e tij në vitin 2018, e njëjta procedurë është bartur në nenin 26.
Neni 26 “Verifikimi i jashtëzakonshëm i mjeteve matëse”, pika 1 thotë se ‘Verifikimi i jashtëzakonshëm i mjeteve matëse dhe kontrolli i matjeve zyrtare bëhet me ekspertizë metrologjike, kur ka dyshime për keqfunksionimin e mjeteve matëse ligjore’.
Në Agjencinë e Metrologjisë kanë treguar se në vitin 2017 dhe 2018, KEDS-i nuk ka bërë kërkesë për verifikim të njehsorit nëse është vjedhur energjia. Dhe, kjo nga njëri prej zyrtarëve kryesorë të kësaj agjencie, vlerësohet si e jashtëligjshme.
Megjithëkëtë, kur Viktor Buzhala nga Ztra për Informim në KEDS, është pyetur nëse të gjitha këto ekzaminime janë bërë me ekspert të metrologjisë, ai nuk ka treguar.
Burime të KTV-së, brenda Ministrisë së Tregtisë kanë treguar se gjatë muajve të kaluar, i janë drejtuar KEDS-it me një shkresë për t’ua tërhequr vërejtjen për praktikën e jashtëligjshme.
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...