Duke marrë parasysh lojtarët e talentuar në kombëtare, Samir Ujkani beson se Kosova “ka mundësi për të befasuar” pavarësisht rivalëve të fortë.
Kosova është pjesë e Grupit A në ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ku pjesë janë kombëtaret e tjera si Anglia, Bullgaria, Republika e Çekisë dhe Mali i Zi, shkruan portali arbresh.info.
Mirëpo, kapiteni i Kombëtares A të Kosovës shpreson se mund ata mund të arrijnë një rezultat që do ta kënaq të gjithë popullin.
“Duhet me kanë realist, na kemi shumë talenta dhe ekipi po rritet besojë se mundemi me befasu sepse kemi edhe fat dhe përvojën jemi tu e rrit çdo njëri nëpër klube, por tash jemi duke luajtur kundër kombëtareve shumë të mëdha që janë më lartë se na”, ka thënë Ujkani në konferencën për shtyp, shkruan portali arbresh.info.
“Por, po besoj se me pak fat dhe duke vazhduar me këtë pozitivitet që e kemi brenda grupit, besoj se mundemi me befasu edhe me shpresu me arrit një rezultat që mundemi me arrit një rezultat që mundemi me kënaq të gjithë popullin tonë”, përfundoi 30-vjeçari.
Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës zhvillohet mbrëmjen e së enjtes nga në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00, ndërsa ndeshja tjetër në kuadër të kualifikimeve kundër Bullgarisë luhet në fillim të javës së ardhshme./arbresh.info/
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...