Google ADS

Si ta pastroni hekurin me paracetamol?

18:33 | 19 Mars 2019
A. B.

Nëse jeni person që përdorni rregullisht hekurin për hekurosjen e rrobave të ndryshme, mund të keni vënë re diçka.

Me kalimin e kohës, hekuri juaj do të zhvillojë shenja djegieje, si pjesë e konsumit ditor.

Fatkeqësisht, këto shenja mund të njollosin edhe rrobat, në rast se nuk jeni të kujdesshëm. Lajmi i mirë është që ne jetojmë në një epokë të lavdishme të pastrimit, prandaj mos kini frikë – ka një zgjidhje për ato shenja të bezdisshme.

Gjithçka që iu nevojitet janë tabletat e paracetamolit, për t’ia kthyer shkëlqimin hekurit tuaj.

Ky truk i zgjuar është miratuar nga një numër i panumërta nënash në Facebook.

Ajo që ju duhet të bëni është ta aktivizoni hekurin tuaj në nxehtësinë më të lartë.

Pastaj, mbajeni tabletën e paracetamolit me një palë piskatore dhe, me kujdes të lartë, fshijeni pjesën e prekur mbi sipërfaqen e metalit të nxehtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme