Në diasporë në zgjedhjet presidenciale do të votojnë 1762 persona. Janë paraqitur gjithsej 1836, por votimi do të mbahet vetëm në ato ambasada ku janë paraqitur më së paku dhjetë persona.
Nga një votues janë paraqitur në ambasadat në Pekin, New Delhi, Selanik, dhe nga dy në Kajro, Doha dhe në Astana, tre në Moskë dhe Tiranë, gjashtë në Ankara, Athinë dhe në Madrid dhe nga shtatë në Sofje, Podgoricë dhe Varshavë. Për shkak të numri të vogël të të paraqiturve, në këto qytete nuk do të organizohen vendvotime për zgjedhjet presidenciale.
Do të votohet në 32 ambasada dhe në të cilët atje do të shkojnë nga tetë punëtorë nga administrata shtetërore ose në përgjithësi do të shkojnë 256 persona.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve së shpejti do të shpall tender për kartat e avionit, akomodimin në hotele dhe për transportin e këtyre personave.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë