Mbi 25 mijë euro për pastrimin e veturave të ministrisë së Mjedisit

17:31 | 19 Mars 2019
Arbresh.info

Pastrimi i veturave zyrtare, ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do t’i kushtojë hiç më pak se 25 mijë e 500 euro.

Kështu të paktën parashihet në tenderin e hapur nga kjo ministri, të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik.

Po ashtu në njoftimin për kontratë thuhet se data për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është deri më 4 prill të këtij viti.

Kjo ministri posedon rreth  63 veturave, 35 prej tyre janë xhipa dhe 28 vetura limuzina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme