Shfuqizimi i Udhëzimeve Administrative të cilat janë në konflikt me ligjin për Miniera dhe Minerale dhe efektet e Taksës 100%, ishin arsyet e konferncës së organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës me bizneset.
Anëtari i Bordit të OAK-së Hysni Zogaj, tha se duke marrë parasysh zhvillimin e vendit, ka dy segmente kryesore, prodhimtarinë vendore dhe minierat, kështuqë tek minierat kemi ngecje të madhe, punët nuk janë duke shkuar si duhet, prandaj Oda e Afarizmit të Kosovës i ka nxjerrë rekomandimet e veta për sektorin e minierave dhe mineraleve.
Zogaj konsideroi si më të theksuarat Udhëzimet Administrative, për të cilat tha se OAK për kohë të gjatë ka lobuar që Qeveria e Kosovës t’i heq këto udhëzime të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe këto janë:
Udhëzimin Administrativ Nr.10/2010, Neni 4 paragrafi 13.7 dhe paragrafi 13.8 të cilat kufizojnë kontratat e shfrytëzimit të tokave në 5 vite dhe 5 ha;
Udhëzimin Administrativ MA – Nr 12/2005 paragrafi 1.b i nenit 8 obligon bizneset të paguajnë për shfrytëzim të pyjeve dhe tokës pyjore për destinime tjera ku vlera e shtimit vjetor të masës drunore për 25 vjet për pyjet cungishte dhe 60 vjet për pyje trungishte pa e shfrytëzuar atë pjesë;
Udhëzimi Administrativ MA-Nr.16/2007 Neni 1 paragrafi 7 që obligon bizneset të paguajnë taksë 0.20€ për vit për ndërtim të përkohshëm;
Vendimi për Ndalimin e Përkohshëm të Ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme të MBPZHR i datës 20/07/2010;
Me këto pengesa bënë të pamundur të zhillohet biznesi në Kosovë, duke marrë parasysh që 5 ha të paguhen 2000 euro në vit që i bie një kompani të paguaj 10 mijë euro ndërsa shfrytëzimin e ka 1 ha, ndërsa 0.20€ cent për metër katror paguan tek KPM-ja, tha Zogaj.
Ai deklaroi se për këto i kanë bërë kërkesë Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë, ku edhe kemi pasur takime me ta dhe kanë premtuar se këto udhëzime do të hiqen. Përndryshe sipas tij nese nuk hiqen këto Udhqëzimet Administrative, bizneset janë të revoltuara dhe së bashku me OAK-në do të marrin hapa të mëtutjeshëm sepse është e padurueshme të paguhen taksat e dyfishta.
Zogaj tha se i bëjmë apel Ministres së Bujqësisë edhe njëherë që të heq udhëzimet administaive dhe të liroj rrugën e të filloj sektori minerar të zhvillohet.
Ndërsa Burim Piraj nga biznesi Meka, tha për taksën se e kemi të qartë që është vendim politik por që ka pasur ndikim të drejtëpërdrejt edhe në aspektin ekonomik në vendin tonë. Ndikimi ka qenë në dy drejtime, e para ka qenë nga mungesa e produkteve vendore dhe zëvendësimi i produkteve të këtyre prodhimeve dhe ka qenë rritja e patriotizmit ekonomik në popullatë.
Në fund Zogaj tha se zvillimi ekonomik ka arritur në 35% andaj OAK është përkrahës i taksës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...