Studentët, mjekët dhe nëpunësit civilë në qytete të ndryshme të Algjerisë janë duke zhvilluar protesta që presidenti i vendit Abdelaziz Bouteflika të largohet nga posti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qindra studentë të mbledhur në sheshin ‘Postahane’ në kryeqytetin e Algjerit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Jo zgjatjes dhe shtyrjes. Duam ikjen e tij”.
Ndërkohë është vërejtur se përreth sheshit janë marrë masa intensive të sigurisë por se policia nuk ka ndërhyrë dhe i ka ndjekur protestat nga larg.
Gjithashtu me të njëjtën kërkesë kanë protestuar edhe mjekët të cilët janë mbledhur para spitalit ‘Mustafa Pasha’ në kryeqytet.
Sipas mediave algjeriane, mësohet se studentët dhe punonjësit e bashkive në qytetet Buyira, Becaya dhe Cicel kanë zhvilluar protesta më kërkesat që Bouteflika të largohet nga detyra.
Presidenti Abdelaziz Bouteflika në një deklaratë dje ripërsëriti premtimin e tij për zhvillimin e konferencës së dialogut kombëtar dhe theksoi se në konferencën ku do të përfaqësohet gjerësisht çdo shtresë e popullit do të ndryshojnë sistemin drejtues dhe se do të merren vendime kritike.
Më 11 mars Bouteflika me një vendim të befasishëm njoftoi për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të cilat ishin planifikuar të mbahen më 18 prill, për tërheqjen e kandidaturës së tij si dhe kryerjen e ndryshimeve gjithëpërfshirëse në qeveri.
Presidenti 82 vjeçar Bouteflika i cili ka ardhur në qeveri që në vitin 1991 dhe ka qeverisur Algjerinë prej 4 mandatesh ka shkaktuar protesta në vend për arsyen se ai paraqiti edhe një herë kandidaturën e tij pavarësisht problemeve shëndetësore që ka. Ndërkohë thuhet se protestat ende vazhdojnë pavarësisht se ka tërhequr rikandidimin e tij për postin e presidentit.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...