Argjentina do të luajë javën e ardhshme ndeshjen miqësore me Venezuelën, që është në kuadër të përgatitjeve për “Copa America”, që do të zhvillohet këtë vit në Brazil.
Skuadra “Albiceleste” i ka nisur tashmë përgatitjet e saj, pa 5 futbollistë që pritet t’i bashkohen në ditët në vijim, e Nicolas Otamendin të dëmtuar. Por, lajmi kryesor për skuadrën e trajnerit Scaloni është rikthimi në kombëtare i Lionel Messit.
Sulmuesi 31-vjeçar iu bashkua ekipit këtë të hënë në Madrid, ku Argjentina ka nisur grumbullimin e saj.
Messi nuk ka luajtur me kombëtaren argjentinase që nga vera e vitit 2018, pas eliminimit të skuadrës së tij nga Franca në 1/8-at e finaleve të Botërorit të Rusisë.
Ishte pikërisht ylli i Barcelonës, ai që kishte vëmendjen më të madhe në seancën stërvitore të zhvilluar në “Valdebebas”, që është vendi ku përgatitet për ndeshje Real Madridi.
Seanca e parë stërvitore e Argjentinës ishte e lehtë, duke qenë se shumë prej futbollistëve të kësaj skuadre vinin nga ndeshjet e zhvilluara në fundjavë, me klubet e tyre respektive në kampionate.
Argjentina do ta luajë ndeshjen me Venezuelën në “Wanda Metropolitano” më 22 mars, ndërsa më 26 mars do të luajë një tjetër ndeshje miqësore, atë me Marokun në Tanger.
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...