Google ADS

Kryeministrja britanike e pranon se vendi i saj është në krizë

15:11 | 19 Mars 2019
Arbresh.info

Theresa May e ka pranuar që vendi i saj është në krizë gjersa përgatitet për t’i shkruar BE-së ku do të përshkruajë hapat e ardhshëm të Britanisë drejt një Brexiti pa marrëveshje në dhjetë ditë.

Zëdhënësi i kryeministres tha se kriza tashmë ka ndodhur, sikurse May kishte paralajmëruar pasi parlamenti e hodhi poshtë marrëveshjen e saj të Brexitit, transmeton portali arbresh.info.

Ajo tani do t’i shkruajë Presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk duke përcaktuar hapat e saj të ardhshëm, një letër që ka gjasa të përfshijë një lloj kërkese për një vonesë të Brexit.

Ky veprim vjen pas një takimi të qeverisë me ministrat e saj të martën në mëngjes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme