Anglia përballet me një kërcënim ekzistencial pasi duket se është drejt shterimit të ujit në vetëm 25 vjet, paralajmëron kreu i Agjencisë së Mjedisit.
Një kombinim i ndryshimeve klimatike dhe rritjes së popullsisë janë duke çuar vendin drejt asaj që Sir James Bevan iu referua si ‘nofullat e vdekjes’, transmeton portali arbresh.info.
Në këtë pikë, përveç nëse ndërmerren hapa urgjent, nuk do të ketë ujë mjaftueshëm për të furnizuar nevojat bazë të popullsisë.
Ngrohja globale është një problem madhor, duke sjellë verëra më të nxehta e më të thata, sikurse ky që pritet sivjet.
Sipas Sir James, kompanitë e ujit e kanë identifikuar këtë si kërcënimin më të madh për industrinë e tyre.
Ekziston edhe çështja e një popullsi me rritje të shpejtë, e cila pritet të rritet nga 67 milionë në 75 milionë deri në mesin e shekullit./Arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut