Ambasadori gjerman në Serbi: Beogradi dhe Prishtina duhet të ulen dhe të negociojnë

11:45 | 19 Mars 2019
V. S.

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb tha se vendi i tij e mbështet fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe pret që formati i dialogut të mbetet i pandryshuar.

Ai njëherit i ka bërë thirrje Prishtinës që ta shfuqizojë taksën, transmeton Klan Kosova.

Diplomati gjerman  i tha revistës “Diplomacia dhe Tregtia” (Diplomacy and Commerce) se rezultati i dialogut duhet të jetë një marrëveshje që do të jetë gjithëpërfshirëse, e pranueshme për të dyja palët dhe e zbatueshme, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme