Google ADS

Ismaili: Korrupsioni ka shkatërruar shëndetësinë

11:31 | 19 Mars 2019
Arbresh.info

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikon gjetjet e raportit nga monitorimi i kontratave për furnizim me material shpenzues për Hemodializë për vitin 2018.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se, për herë të pare pas 20 vitesh Ministria e Shëndetësisë ka hapur tregun e lirë siç ka qenë në të kaluarën. Sipas tij bashkëpunimi me KDI është shembull i një bashkëpunimi të frytshëm.

“Kjo politik dhe këto veprime kanë pasur një sukses ku kemi arritur brenda viti të blejmë barna 6 mijë euro me lirë. Ka qenë e domosdoshme por edhe urgjente se si janë mbledhur barna në një kohe të gjatë por që këto blerje të bëhen me një ekonomi te lirë dhe të mbrohet buxheti i qytetarëve. Për here të parë pas 20 vitesh ministria e shëndetësisë ka hapur tregun e lirë, siç ka qenë në të kaluarën. Korrupsioni në shëndetësi është humbje e madhe për qytetarët tanë, korrupsioni i lartë varfëron mijëra familje, marrëveshja e bashkëpunimit me KDI është shembull i një bashkëpunimi të frytshëm”, raporton arbresh.info.

Tutje ministri thotë se investimet në barnatore jemi duke i bërë në QKUK dhe do kalojnë deri tek spitalet përgjegjëse.

“Raporti rekomandon ministrinë të bënë analiza të tregut për të gjitha produktet që i blenë ne do ta vulosim luftën kundër korrupsionit në këtë sektor. Investimet ne barnatore jemi duke i bërë duke filluar në QKUK dhe do të kalojë edhe tek spitalet përgjegjëse. Puna jonë nuk ka mbaruar do vazhdojmë më punë qe e mbrojnë buxhetin e Kosovës dhe qytetarëve krejt çka na duhet është ta forcojmë këtë”, thotë Ismaili.

Haxhi Avdyli thotë se po ta kishim pasur më herët këtë raport do kishte qenë më e qëlluar.

“Nëse e kishim pas këtë raport më herët do të ishte me e qëlluar. Konkluzionet e këtij raporti nuk po flasin që është hequr monopoli dhe pse duhet të vonohet 8 muaj kjo procedurë, kjo kontratë shkruan se është 209% kur të njëjtit operator që e kanë marrë këtë i jepet kontrata e rregullt kjo tregon se ka shumë dyshime dhe për te hulumtuar”, tha ajo.

Besa Myftiu nga PSD, thotë se një koncentrat i lëngshëm më herët ka kushtuar 65 euro dhe tani 1,70 cent këtë nuk mundem ta kuptoj, sipas saj duhet të bëhet ndryshime siç është rasti te hemodializa e ketë pe vuajnë qytetarët.

“Ky raport është shume i rëndësishëm në mënyrë që si komision të dalim me te gjeturat se çka ka ndodh këtë 8 muaj të një reparti siç është hemodializa. Korrupsioni buron nëpër prokurorim publik. Në bazë të asaj qe pashë më vjen mire që është ndërpre një monopol, koncentrat të lëngshme 65 euro ka kushtuar dhe tani është 1,70 cent, vlera e një bari të thjesht ta ketë një vlerë kaq te lartë nuk e kuptoj. Ne si deputet të bëjmë ndryshimin e ligjit sidomos në sektorin e shëndetësisë siç është rasti me hemodializën e këtë e vuajmë vetëm qytetarët”, thotë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme