Google ADS

Vazhdon shuarja e zjarrit në Karadakun e Shkupit

09:29 | 19 Mars 2019
Arbresh.info

Shuarja e zjarrit që dje shpërtheu në Karadakun e Shkupit vazhdon edhe sot. Ekipet e brigadës zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit janë në terren gjithë natën, ndërsa nga orët e hershme të mëngjesit janë angazhuar edhe forcat ajrore të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Nga zjarri po digjen pyje të ulëta në rreth 1.400 metra mbi nivelin e detit.

Komandanti i Brigadës Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit Vladimir Simonovski, për MIA-n deklaroi se zjarri i cili është aktiv që dje në orën 13:15 minuta pothuajse është shuar, mbetet edhe në pjesë e terrenit pak të vështirë për të vepruar për të cilën sot në mëngjes është angazhuar edhe flota ajrore e DPSH-së.

Nga Qendra për Menaxhimin me Krizat, mbrëmë informojnë se, ekipet zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit intervenuan në shuarjen e zjarrit në Karadakun e Shkupit, në vendin e quajtur “Vlajingrob”, por për shkak të erës dhe terrenit të vështirë shuarja e zjarrit u vështirësua.

“Zjarri u përhap në fshatin Nikushtak, Vishticë dhe Matejçë në pjesën e sipërme të shpatit të malit. U dogj bar i thatë dhe pyje të përziera, informojnë nga QMK-ja.

Zjarri shpërtheu në vendin Guri i Zi, përgjatë Likovës, Karadakut të Shkupit dhe fshatit Matejç./koha.mk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme