Përse nuk e bëjnë femrat hapin e parë?

23:50 | 18 Mars 2019
Trina Galanxhi

Femrat: Më shkroi, më propozoi… Meshkujt: Më ktheu, më pranoi…

Mënyra sesi komunikojmë mund të ketë ndryshuar për shkak të teknologjisë, por rregullat e flirtit duket se kanë mbetur të njëjtat.

Sipas librit “Rregullat” të 1995-ës nga ekspertet e marrëdhënieve Ellen Fein dhe Sherrie Schneider, “femrat që luajnë rolin e “të vështirës”, janë ato që i tërheqim meshkujt, ndërsa femrat që tregohen shumë të gatshme janë ato të cilat në fund, lihen”.

Tani, 10 vjet më vonë, Fein dhe Schneider besojnë se zbatohen ende të njëjtat parime për këtë: Femra nuk duhet të bëjë hapin e parë, femra duhet të sillet si e vështirë, femra duhet të qëndrojë në gjysmë-mister derisa ta ketë ‘kapur prenë e vet’.

Për të nxitur përmbysjen e këtyre roleve, Whitney Wolfe themeloi aplikacionin e njohjeve “Bumble”, ku meshkujt presin në linjë dhe janë femrat ato që duhet tu flasin të parat.

Çështja është, a do të ishte një marrëdhënie e tillë e panatyrshme për gjenet tona? Sipas kërkimeve, nuk është vetëm gjinia që ndikon në ndërmarrjen e hapit të parë, por mbi të gjitha psikologjia e trashëguar nga brezi në brez që na thotë se “meshkujt gjuajnë, femrat zgjedhin”.

Një femër seksi në kuptimin tradicional është ajo që e lejon mashkullin ta marrë atë në mbrojtje, të jetë i fuqishëm dhe të ketë kontrollin e situatës.

Kërkues nga Universiteti i Kolumbias dhe Uaterlosë vendosën të provonin nëse një femër do të mund ta merrte kontrollin duke e bërë ajo hapin e parë në një marrëdhënie. Por, vunë re se femrat vetë, nga ana e tyre kërkonin një partner ideal i cili “të mund ti lejonte të qëndronin pasive” të merrte rolin e “më të fortit” kur në të vërtetë, të ishte vetë femra ajo që kontrollonte marrëdhënien tërthorazi, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

Sipas këtij studimi, femrat janë “mësuar” nga shoqëria të jenë gjinia e butë në çift, dhe për të qenë në përshtatje me normat sillen si të pambrojtura, të brishta e sikur kanë nevojë për mbrojtjen e partnerit.

Megjithatë, shumica e tyre arrinin të gjenin mënyra të tjera për të qenë në kontroll të situatës, pa u dashur të jenë këmbëngulëse, imponuese e të ngrenë zërin. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme