Ariana Grande ka festuar nisjen e turneut të saj botëror “Sweetener” që do të fillojë mbrëmjen e sotme në Albany, me modifikimin e njërit nga tatuazhet e saj të vjetra.
Në tatuazhin original shkruhej fjala “Always” [Gjithmonë], një tatuazh që Grande e kishte bërë në muajin qershor, pak para ndarjes me Pete Davdison.
Madje, kur këngëtarja shfaqi tatuazhin e saj, shumë prej fansave spekuluan se ky tatuazh ishte shkruar nga vet Davidson.
Grande ka zbuluar se si e ka transformuar tatuazhin e saj që e kishte bërë për ish-të dashurin përmes një postimi në Instagram – fjala “always” nuk është fshirë krejtësisht por rreth kësaj fjale tashmë është krijuar një tatuazh i ri, një gjethe e madhe.
Ajo madje në këtë postim ka thënë se nuk e ka mbuluar tatuazhin e vjetër.
“Nuk është një mbulim, është thjesht një evoulim. Gjithashtu, turneu nis nesër. Ju dua dhe jam shumë mirënjohëse – shihemi së shpejti”, ka shkruar ajo në postimin ku ka bërë ‘tagg’ edhe artisten e tatuazheve Mira Mariah – që i ka bërë edhe disa tatuazhe të tjera në të kaluarën për Granden.
Sipas Page Six, Grande ka bërë gjashtë tatuazhe që ndërlidhen me ish të dashurin e saj gjatë lidhjes së tyre të dashurisë që nuk ka zgjatur shumë.
Qysh prej ndarjes së tyre në muajin tetor, fansat kanë vënë re që këngëtarja e shumë hiteve ka mbuluar shumë prej këtyre tatuazheve përfshirë edhe atë ku shkruan “Reborn” [Rilindje] – tatuazh që e kishte realizuar bashkë me Pete Davidson – që e ka zëvendësuar me gjethe fieri.
Pete Davidson gjithashtu ka modifikuar koleksionin e tatuazheve që ka realizuar bashkë me Ariana Granden ose për hir të saj.
https://www.instagram.com/p/BvHVSf0l_MK/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_locale_test
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...