Komisioni i BE për Punët e Jashtme (AFET) dhe Liritë Civile, Drejtësisë dhe Punët e Brendshme (LIBE) kritikuan Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate për Ballkanin në BE për “stanjacion” përsa u përket çështjeve të sundimit të ligjit.
Seanca e sotme dëgjimore shqyrtoi përparimin e bërë dhe sfidat e vazhdueshme, me të cilat përballen vendet kandidate të BE-së në përmbushjen e kritereve themelore të BE. Mes të ftuarve ishte edhe Christian Danielsson, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Evropian, dhe Gianni Buquicchio, President i Komisionit të Venecias.
Para se të pranohet në Bashkimin Evropian, secili vend kandidat duhet të përmbushë kriteret e Traktatit të Kopenhagenit, të cilat përbëhen nga rregulla themelore që përcaktojnë, nëse një vend ka të drejtë të bashkohet me bllokun apo jo. Gjatë seancës dëgjimore, Danielsson, i cili vizitoi Tiranën pak ditë më parë, komentoi se sundimi i ligjit është një vlerë themelore dhe thelbësore dhe se një vend duhet të respektojë dhe të promovojë vlerat e përbashkëta duke përfshirë sundimin e ligjit. Ndërsa vërejmë se ka patur disa përmirësime në rajon, përmirësimi ka qenë I kufizuar dhe disa nga vendet kanë bërë hapa pas dhe jo përpara.
“Shumë vende që dëshirojnë të bashkohen me BE janë larg arritjes së kritereve dhe në disa prej tyre kemi kthim mbrapa”, tha ai, duke shtuar se shtetet kandidate, si Shqipëria, duhet të tregojnë vendosmëri për të ecur përpara me proceset e anëtarësimit në BE.
Presidenti i Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio tha se Gjykatat Kushtetuese duhet të jenë të pavarura, në mënyrë që ata të mbrojnë sundimin e ligjit, duke vënë në dukje se politikanët janë të prirur t’I sulmojnë këto gjykata, kur nuk u pëlqen gjykimi.
Aktualisht, Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale.
Kjo ka rezultuar në situata ku ligje antikushtetuese, nga të cilat përfiton qeveria janë miratuar pa patur mundësi për ankimim, në dëm të vendit dhe sundimit të ligjit. Buquicchio shtoi se prania e sundimit të ligjit duhet të jetë një “element kyç” për të vendosur, nëse një vend pranohet në BE.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...