Google ADS

Publikohet data e fillimit të Ramazanit dhe sa ditë zgjat ai

20:06 | 18 Mars 2019
Arbresh.info

Më gjashtë maj të këtij viti, apo plot 48 ditë nga sot do të fillojë Ramazani, muaji i shenjtë për myslimanët.

Besimtarët myslimanë këtë vit do të agjërojnë 28 ditë.

Ramazani është muaji më i shenjtë për besimtarët myslimanë. Është muaji i nëntë të vitit në kalendarin hënor mysliman, në të cilin, sipas traditës islame, Profeti Muhamed mori shpalljen e Kuranit “si udhërrëfyes për njerëzit me drejtësi dhe shpëtim”

Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë nga lindja deri në perëndim të diellit.

Agjërimi përfshinë privimin disa orësh gjatë ditës nga disa prej nevojave, si ushqimi e pija.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme