Google ADS

406 zyrtarë të lartë të afërt me politikën, janë “rehatuar” në institucione të ndryshme

19:44 | 18 Mars 2019
Arbresh.info

Njohësit e çështjeve politike në vend thonë se memorandumet mes insitucioneve që në pozitat më të larta të mos ketë njerëz të afërt me paritë politike nuk po respektohen. Sipas tyre janë 406 zyrtarë që janë të afërt me politikën kanë pozita të larta vendimmarrëse.

Ka më shumë se një vit, që kur Qeveria e Kuvendi kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Ambasadën Britanike, lidhur me rekrutimin e personave kredibilë dhe pa anime politike, në pozitat e larta drejtuese.

Besnik Boletini nga Organizata ÇOHU, thotë se aktualisht 406 zyrtarë,  që janë të afërt me politikën, kanë pozita të larta vendimmarrëse.

“Në bazë të metodologjisë sonë kemi evidentuar se 406 zyrtarë të lartë publik kanë pozita të larta vendimmarrëse dhe njëkohësisht kanë lidhje me partitë politike. Hulumtimet tona tregojnë se varësisht se cila parti ka ardhur në pushtet, menjëherë e ka shfrytëzuar rastin për të ‘rehatuar’ menjëherë njerëzit e vet”, tha për RTV Dukagjini, Besnik Boletini.

Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija shprehet se përkundër memorandumeve të nënshkruara, ato nuk po respektohen duke vazhduar avazi i njëjtë i punësimeve politike.

“Vazhdon avazi i njëjtë si në qeverisjet e kaluara. Edhe kjo Qeveri vazhdon të punësojë me pjesë të theksuara militantët politikë, madje duke mos respektuar edhe memorandumet me Ambasadën e Britanisë në Kosovë. Praktikisht po shihet që për poste politike dhe për emërime të larta politike, janë në gjendje të mos respektojnë edhe një marrëveshje që me vullnetin e palëve është nënshkruar me Ambasadën e Britanisë…”, tha Alija.

Kohë më parë, ambasadori britanik, Ruari O’Connell kishe dhënë dorëheqje nga Kryetari i Bordit të Agjencisë për Krahasim dhe Verefikim të Pronës, për shkak të emërimit të Naser Shalës në krye të asaj agjencie, e që ishte konsideruar si i papërshtatshëm për atë post.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme