Me qëllim të modernizimit të shërbimeve për qytetarë, ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për projektin “One Stop Shop”.
Kjo marrëveshje është proces i Ministrisë e Administratës Publike, që bazohet në fushat e përgjegjësisë administrative së këtyre institucioneve, që kanë për qëllim realizimin e projektit kapital për ndërtimin e pikës së vetme të kontaktit në Prizren.
Me rastin e kësaj ceremonie, ministri Yagcilar, theksoi se, projekti ka për qëllim thjeshtimin e procedurave administrative të cilat do të përfshijnë kryesisht shërbime, që aktualisht ofrohen në nivel kombëtar, të centralizuar dhe që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët dhe konsumatorët. Vlera e projektit parashihet të jetë rreth 1,000.000.00 euro . Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, palët obligohen të veprojnë sipas Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, Ligjit të Prokurimit Publik dhe akteve tjera ligjore që e rregullojnë këtë çështje.
Ministria e Administratës Publike është bartëse kryesore e projektit tha në fund ministri Yagcilar që do të krijojë parakushtet për qytetarët , duke siguruar tërë dokumentacionin e nevojshëm (pronësinë, lejet ndërtimore, specifikacionin teknik, si dhe dokumentet tjera të kërkuara).
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...