Kryetari i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë duke pritur alokimin e mjeteve nga buxheti i Kosovës në xhirollogarinë e Trepçës.
Syla tha se mjetet financiare pritet që të transferohen në xhirollogarinë e Trepçës më së largu nesër dhe menjëherë do të paguhet paga e muajit të kaluar.
“Jemi në pritje të transferit të mjeteve financiare të parapara me buxhetin e Kosovës si dhe marrëveshjen e nënshkruar mes MZHE dhe Bordit Mbikëqyrës të Trepçës. Mirëpo, e gjithë vonesa është për shkak se Trepça tani gjendet në një situatë të re juridike. Për shkak të situatës së re juridike, është dashur që të ndërmerren shumë veprime siç është hapja e llogarive bankare, vulave, autorizimeve të ndryshme, etj. Gjitha këto veprime kanë bërë që të ketë vonesa në transferimin e mjeteve nga buxheti i Kosovës. Bazuar në informatat e fundit, mjetet pritet që të transferohen në llogarinë e Trepçës më së largu nesër dhe menjëherë pastaj do të paguhet paga e muajit të kaluar. Lusim gjithë punëtorët që të kenë mirëkuptim për shkak që këto janë procedura të pa shmangshme”, tha për Telegrafin, Ardian Syla.
Ndërsa, kryetari i Sindikatës së punëtorëve në këtë ndërmarrje, Shyqyri Sadiku, për Telegrafin ka thënë se janë në pritje të pagave.
“Përveç punëtorëve të minierës me flotacion në Stan Tërg që i kanë marr pagat e muajit të kaluar, deri më tani punëtorët e njësive të tjera të Trepçës nuk i kanë marr pagat. Jemi në pritje që të dalin pagat”, ka thënë Sadiku.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës