Kongresi i PS-së, fokusi te zgjedhjet lokale, ftohet edhe Fatos Nano

11:06 | 18 Mars 2019
V. S.

Kongresi i Partisë Socialiste do të zhvillohet më 23 mars, duke nisur nga ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve.

Burime nga Kryesia e PS-së, e cila u mblodh sot për të diskutuar mbi punimet e Kongresit, bëjnë të ditur për Top Channel se ai do të jetë i ndarë në tri sesione të ndryshme.

Shembujt e qeverisjes lokale të PS-së, platforma e “Bashkëqeverisjes”, si dhe “Pakti për Universitetin” janë 3 shtyllat e Kongresit.

Në të, fjalën kryesore do ta mbajë kryeministri Edi Rama, më pas do të ketë fjalime nga disa prej ministrave dhe disa kryebashkiakë, edhe pse nuk do të shpallen kandidatët socialistë për zgjedhjet lokale të qershorit të këtij viti.

Mësohet se ftesa për pjesëmarrje në Kongres i është dërguar të gjithë kryetarëve socialistë ndër vite, përfshi edhe Fatos Nanon.

Në Kongres, fokusi i diskutimeve do të jetë te zgjedhjet lokale, teksa pritet të shpallet lista e këshilltarëve bashkiakë vetëm për kryeqytetin. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme