Nga partia në pushtet LSDM nëpërmes një kumtese thonë se përparimi i vendit reflekton edhe ndaj ekonomisë në vend.
“Përparimi i vendit në dy vitet e fundit, pas një dekade duke ecur prapa, dhe suksesi i proceseve integruese drejtë BE-së dhe NATO-së ka ndikuar pozitivisht dhe mbi ekonominë. Këtë e konfirmon dhe shuma rekorde e investimeve për vitin 2018 prej 624.5 milionë euro. Paralelisht me rritjen e investimeve e huaja rritet edhe prodhimet industriale dhe eksporti, rriten edhe pagat”, deklarojnë nga LSDM.
Qëndrimi i partisë është se “eksporti nga fushat industriale në vitin 2018 është rritur për 20 për qind dhe arrin shumën e 2.4 milionë eurove”.
Nga atje thonë se politikat reale ekonomike kanë sjell rritje të prodhimit industrial që është më e madhe në shtatë vitet e fundit.
“Zbatimi i politikave reale ekonomike ka ndikuar pozitivisht edhe mbi rritjen ekonomike dhe standardin e qytetarëve”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’